Lyrics

O Drenica trime, nderi i Dardanisë
Vit për vit këpute, harkut e robërisë
Djemtë e Dukagjinit, dorën mbi kanun
Kur i thërret atdheu, t'gjithë vërshojnë si lum
Zgjohet Likoshani o, gjaku rrëshqet mbi vetull
Mbahet fort Prekazi o, ndër themele djegur
Trimat e Deqanit o, s'ju dridhet çërpiku
Strellci e Gllogjani o, vdekje për armikuun
Ho, ho, ho, hooo
Prite tash Evropë, zemërimin e shqiptarit
Flakë ta djegë Ballkanin, pushka e Adem Jasharit
Se unë jam Kosova hej, që nga plumbi s'vdes
Kosovë m'ka bë Zoti o, e Kosovë do mbes
Se unë jam Kosova hej, që e kam zakon
Krajlijt e Sulltanat o, kokat këtu me i lan
O Drenica trime, nderi i Dardanisë
Vit për vit këpute, harkut e robërisë
Djemtë e Dukagjinit, dorën mbi kanun
Kur i thërret atdheu, t'gjithë vërshojnë si lum
Grykë e Llapushnikut o, hije e Kosovës
Zbret në log t'mejdanit o, Malësia e Gjakovës
Djemt e Rahovecit o, syrin me nishana
Vajzat e Kosovës o, burra i ka rritë nana
Ho, ho, ho, hooo
Prite tash Evropë, zemërimin e shqiptarit
Flakë ta djegë Ballkanin, pushka e Adem Jasharit
Se unë jam Kosova hej, që nga plumbi s'vdes
Kosovë m'ka bë Zoti o, e Kosovë do mbes
Se unë jam Kosova hej, që e kam zakon
Krajlijt e Sulltanat o, kokat këtu me i lan
Written by: Ilir Shaqiri
instagramSharePathic_arrow_out